19 policë të arrestuar nga aksioni kundër krimit të organizuar

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi,  ka thënë se me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Lajme

28/05/2019 14:09

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi,  ka thënë se me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policëve të arrestuar në aksionin e sotëm në veri të Mitrovicës u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, raporton lajmi.net.

Të arrestuar në këtë aksion janë 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Punonjësit e policisë dyshohen për vepra penale, si kontrabandim, keqpërdorim, dhënie e ryshfetit. Në 12 lokacione janë arrestuar 19 policë. Janë konfiskuar si armë pajisje teknologjike dhe një sasi parash. Zyrtaret e arrestuar janë ndaluar për 48 orë dhe janë suspenduar “, ka thënë Policia. /Lajmi.net/