18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në njoftimin e Kuvendit bëhet me dije se seanca do të mbahet në orën 10:30. Paraprakisht, mbledhje solemne do të mbajë edhe Qeveria e Kosovës. Fillimisht, në orën 07:00, do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës…
Lajme
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet me dije se seanca do të mbahet në orën 10:30.
Paraprakisht, mbledhje solemne do të mbajë edhe Qeveria e Kosovës.
Fillimisht, në orën 07:00, do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.
Në orën 07:30 pastaj mbahet mbledhja e Qeverisë.
Më pas vazhdohet me nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, tek varri i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, tek varri i veprimtari Adem Demaçi dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas seancës së Kuvendit, vazhdohet me nderime te Monumenti “Heroinat” dhe pastaj është parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Në mbrëmje është pritja shtetërore nga Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentarja. Pastaj vazhdohet me Koncertin Solemn të Filharmonisë së Kosovës.