18-vjeçari japonez që po ‘çmend’ Cityn dhe Realin

Manchester City dhe Real Madrid do luftojnë për t'i siguruar shërbimet e talentit Takefusa Kubo.

Sport

04/06/2019 15:38

Sipas Nikkan Sports, 18-vjeçari ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve evropian falë paraqitjeve të tij në këtë edicion me ekipin Tokyos.

Tinejxheri ishte pjesë e shkollës së futbollit të Barcelonës ‘La Masia’, aty ku shpenzoi katër vite por u kthye në Japoni në vitin 2015 pas sanksioneve që i bëri FIFA klubit katalanas, përcjell lajmi.net.

Kubo e ka marrë nofkën e tij në vendlindje si ‘Messi japonez’.

Sulmuesi ende nuk ka bërë debutimin senior me kombëtaren e Japonisë, por pritet të ndodh në ditët e ardhshme.

City dhe Reali janë duke monitoruar situatën e tij nga afër dhe ekipi më bindës do siguronte shërbimet e tij. /Lajmi.net/