18 kandidatë përjashtohen nga Matura Shtetërore për shkak të telefonit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se sot është organizuar Provimi i Maturës Shtetërore në 55 qendra të testimit në të gjithë Kosovën. Sipas njoftimit të ministrisë, për këtë afat përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime, transmeton lajmi.net. Provimi ka nisur në orën…
Lajme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se sot është organizuar Provimi i Maturës Shtetërore në 55 qendra të testimit në të gjithë Kosovën.
Sipas njoftimit të ministrisë, për këtë afat përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime, transmeton lajmi.net.
Provimi ka nisur në orën 10:00, në përputhje me planifikimin dhe procedurat e përcaktuara për administrimin e testit.
Gjatë procesit të testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi pasi janë kapur duke poseduar telefon, veprim ky që është në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
Ministria e Arsimit ka falënderuar komisionerët, administratorët dhe të gjithë personat e angazhuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të testimit./lajmi.net/