16 vite e gjashtë muaj burgim ndaj të akuzuarit për sulm seksual ndaj të miturve për kohë të gjatë
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., për shkak të dy veprave penale në vazhdim “sulmi seksual” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, i kryesuar nga gjyqtari i vetëm gjykues Shabi Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e…
Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., për shkak të dy veprave penale në vazhdim “sulmi seksual” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, i kryesuar nga gjyqtari i vetëm gjykues Shabi Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin B.S. e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprës penale në vazhdim sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite si dhe për veprën penale në vazhdim sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite, për të cilën konform nenit 76 paragrafi 2 të KPRK-së, të pandehurit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vite e gjashtë (6) muaj i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“I pandehuri B.S., akuzohet se: në vazhdimësi për periudha qershor – dhjetor të vitit 2024 dhe më datë 1-2 janar 2025 si dhe muajt janar – shkurt të vitit 2025, në kohë të pacaktuara për qëllime seksuale ka prekur duke i sulmuar seksualisht të dëmtuarit e mitur, viktima të ndjeshme të moshave kryesish 12 dhe 13 vjeçar, të gjinisë mashkullore. Konform nenit 366 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit e cila do të zgjas deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar”, ka njoftuar Gjykata.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: