16 statuja historike në ‘Notre-Dame’ u larguan 4 ditë përpara zjarrit

16 statuja historike u larguan nga katedralja 'Notre Dame' në Paris, katër ditë përpara zjarrit masiv që shkatërroi një pjesë të madhe të ndërtesës.

Fun

17/04/2019 16:14

Statujat fetare, të vendosura në majë të katedrales së Notre Dame, janë larguar nga kjo e fundit për më shumë se një shekull, si pjesë e një restaurimi të pendës monumentale të kishës së Parisit, njofton Associated Press, transmeton lajmi.net.

Statujat prej 3 metrash lartësi, janë dërguar në Francën jugperëndimore, lëvizje kjo që ishte plan i një projekti rinovimi prej 6 milionë eurosh në spiralen e katedrales.

Në kohën e zjarrit, katedralja ishte në mes të një projekti masiv rinovimi që pritej të kushtonte së paku 150 milionë euro.

Sipas një artikulli të vitit 2017 nga New York Times, zëdhënësi i katedrales André Finot tha se ndërtesa ishte në nevojë të madhe për riparim.

“Gurët e katedrales kudo janë të gërryera, dhe sa më shumë që fryn era, aq më shumë të gjitha këto pjesë të vogla vazhdojnë të bien, “tha Finot, zëdhënës i ‘Notre Dame’.

Ekspertët thonë se ndërtesa ishte tashmë në një gjendje të mjerueshme dhe ishte në rrezik për t’u shembur në dhjetë vitet e ardhshme. /Lajmi.net/