15 vetura përplasen më njëra tjetrën në Prishtinë, 12 persona të lënduar

Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona.

Lajme

05/08/2020 11:26

Sot rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, kanë  ndodhur 5 aksidente ku janë përfshirë 15 vetura.

Nga ky aksident 12 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për mjekim, raporton lajmi.net.

Më datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Kjo gjende si duket është krijuar nga reshjet e shiut që kanë rënë vazhdimisht që nga mëngjesi. Gjithashtu, reshjet e shiut kanë bllokuar disa rrugë në Prishtinë. /Lajmi.net/