15 Filmat më emocionues që keni parë

Shpesh kur shikojmë ndonjë film, thellohemi aq shumë sa i ndjejmë të gjitha ngjarjet sikur të jemi personazh i filmit e madje edhe na dalin lotët. Këto janë disa nga ato filma në të cilët nuk do të mund të përmbaheni pa nxjerrë lotë, qoftë në fund apo në ndonjë nga skenat.

ShowBiz

02/08/2014 15:23

1. Now is Good (2012)Film që tregon ditët e fundit të një vajze që po vdes nga leukemia. Ajo përpilon një listë me gjërat që do të dëshironte t’i bënte para vdekjes.

2. The Fault in Our Stars (2014) Një vajzë me kancer në mushkri dhe një djalë i mbijetuar nga kanceri takohen në një grup mbështetës për të prekurit nga kjo sëmundje. Ata fillojnë miqësinë e tyre që shpejt ktheht në dashuri, përkundër pengesave që sillte sëmundja dhe e vazhdojnë atë në ‘pafundësinë e tyre të vogël’.

3. Hachi: A Dog’s Tale (2009) – Dramë e bazuar në ngjarjen e vërtetë të lidhjes së mahnitshme të një profesori me një qen të braktisuar, Hachiko, të cilin e merr në shtëpi dhe kujdeset për të.

4. Life is Beautiful (1997) – Një njeri çifut ka një romancë të shkëlqyeshme me ndihmë të humorit të tij, por pikërisht këtë humor duhet ta përdorë për të mbrojtur djalin e tij nga kampi Nazist i vdekjes.

5. KEITH (2008) – Film i pavarur që tregon jetën e Natalie, një vajzë e cila i ka të gjitha punët mirë, derisa shoqërohet me një djalë që nuk ka asgjë për të humbur.

6. The Green Mile (1999) – Rojet e të burgosurve të dënuar me vdekje preken nga një i burgosur: një njeri me ngjyrë i akuzuar për vrasje dhe dhunim të një fëmije, por i cili ka një aftësi misterioze.

7. The Curious Case of Benjamin Button (2008) – Tregimi për Benjamin Button, një njeri që lind plak dhe me kalimin e viteve shkon duke u bërë më i ri.

8. A walk to remember (2002)Një nga romancat më të bukura nga Nicholas Sparks, tregon lidhjen e  Landon dhe Jamie të cilët fillojnë të shoqërohen pasi duhet të përgatisin një dramë për shkollën së bashku. Megjithëse Jamie nuk i takon ‘rangut’ të Landon, njohja e bën të dashurohet me të.

9. E.T. the Extra-Terrestrial (1982) – Një djalë merr guximin që bashkë me motrën e tij të ndihmojnë një alien miqësor  të ikë nga Toka dhe të rikthehet në shtëpinë e tij.

10. The Boy in the Striped Pajamas (2008)Ngjarja e filmit zhvillohet në luftën e dytë botërore, një tregim i parë nga sytë e sinqertë të Brunos, një 8 vjeçar, i biri i një komandanti në një kamp koncentrimi. Ai zhvillon miqësi të ndaluar me një djalosh çifut në anën tjetër të rrjetës së kampit pak ditë para ekzekutimit.

11. Grave of the Fireflies (1988) Një film tragjik për përpjekjet e një djaloshi të ri dhe motrës së tij të vogël për të mbijetuar sulmet dhe urinë në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, ‘xixëllonjat vdesin shumë shpejtë’.

12. Beaches (1988) Dy vajza mundohen ta mbajnë shoqërinë e tyre ndër vite, me mundime e vështirësi të shumta.

13. Marley & Me (2008) Film për një familje e cila ka një qen shumë problematik por që mësojnë mësime të rëndësishme për jetën nga ai.

14. The Vow (2012) Në një aksident me veturë Paige bjen në komë dhe kur zghohet i fshihet një pjesë e kujtesës. Përpjekjet e burrit të saj Leo për të rikthyer dashurinë e fortë që kishin vazhdimisht dështojnë kështuqë ai duhet të fitojë zemrën e saj përsëri. Filmi është ngjarje e vërtetë.

15. 12 years a Slave (2013) Në Amerikën e para-luftës, Solomon Northup është një njeri me ngjyrë, i lirë dhe i pasur nga New York. Por, ai rrëmbehet dhe shitet si skllav dhe për 12 rresht vjet tenton të rikthehet te familja e tij.