13 vjeçari krijon një printer për të verbërit

Si lexojnë njerëzit e verbër? Kjo ishte pyetja që sillej nëpër kokën e 13 vjeçarit Banjeree.

Auto & Tek

05/12/2014 14:39

Nga disa blloqe të vogla të Lego-së dhe materialeve të tjera të lira, Banjeree ndërtoi një printer për të verbërit.

I njohur zakonisht si printeri i Brailit – që mund të kushtojë rreth 2,000 dollarë –  ky printer u krijua nga Banjeree për vetëm treqind e pesëdhjetë dollarë, transmeton Lajmi.net.

Për ta ofruar këtë printer tek njerëzit, 13 vjeçari ka themeluar një kompani të veten të quajtur Braigo Labs Inc.

Ky printer është i përbërë nga pjesët Mindstoms EV3 të Lego-së që mbajnë në vete një mikro-procesor, një motor elektronik, sensorë infra të kuq, aktivizues dhe pajisje të tjera.

Ai është aktualisht duke e zhvilluar printerin më të përballueshëm në dispozicion për nga çmimi.

Megjithatë, Banjeree e dha dizajnin dhe programin pa pagesë për të tjerët. Ai tha se kjo që po e bën ai është e mrekullueshme dhe mund t’i ndihmojë në të vërtetë njerëzit, transmeton Lajmi.net.

Duke e krijuar këtë printer për $350 ai e ka ulur çmimin e tij për rreth 70%. Megjithatë, ai ka ngarkuar në YouTube udhëzimet e ndërtimit të këtij printeri së bashku me skedarin e programit në faqen e komunitetit Lego Mindstorms.