13 herë provoi, por asnjëherë nuk ia doli! Simeone synon fitoren e parë në “Camp Nou”

Për Atletico Madrid që të sigurojnë titullin e La Liga-s duhet të kalojnë testin e vështirë, udhëtimin në "Camp Nou".

Sport

05/05/2021 10:22

Skuadra e Diego Simeone është dy pikë para Real Madridit dhe Barcelonës, respektivisht 76 pikë, me katër ndeshje të mbetura, transmeton lajmi.net.

Derisa, tekniku argjentinas ka rekorde të famshme me fitore në “Santiago Bernabeu”, “Stamford Bridge” dhe “San Siro”, nuk ka fituar kurrë në stadiumin e Barcelonës në 13 përpjekje.

“Los Rijoblancos” në krye me Simeone asnjëherë herë nuk kanë arritur të fitojnë në “Camp Nou”.

Fitorja e parë e Simeones në shtëpi kundër Barcelonës në La Liga u arrit këtë edicion, derisa mbetet të shihet të shtunën nëse do arrijë ta mposht edhe si mysafir./Lajmi.net/