13 fraza që çdo femër ëndërron t’i dëgjojë
Çfarë ka për darkë? Më duhet të punoj prapë deri vonë! Ku është xhemperi im i gjelbër?
Lifestyle
Këto fjali të përditshme sigurisht janë shumë të njohura për të gjitha çiftet.
Por çfarë me të vërtetë duan të dëgjojnë femrat nga meshkujt e tyre?
Këtu kemi vendosur disa fjali të këndshme që do të shkrijnë zemrën e çdo zonjushe!
Paralajmërim: mos merrni çdo gjë në këtë artikull shumë seriozisht!
- Dukesh shumë e bukur pa grim!
- Ti e vozitë veturën më mirë se shumica e meshkujve që njoh!
- Merr një sy gjumë e dashur. Unë do të gatuaj darkën, t’i laj enët, do pastroj shtëpinë gjithashtu do të ndihmoj edhe fëmijët rreth detyrave të shtëpisë!
- Mezi të njoha, po dukesh shumë e dobët!
- Super modelja në fustanin e tejdukshëm? Ajo qëndronte pranë meje? Jo, nuk e kam vërejtur atë!
- Po, do të shkojmë në pushime! Po, për një muaj të tërë!
- Nuk ka rëndësi se sa kushton, nëse vetëm të pëlqen ty!
- Ti je vajza e parë që nëna ime definitivisht e adhuron!
- Natyrisht, ti ke të drejtë!
- Nuk ke nevojë t’i zgjedhësh, le t’i blejmë të gjitha!
- Shokët e mi mund të presin!
- Çfarëdo që ndodh, le të ndodh! Ne jemi bashkë, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi!
- Të dua! A do të martohesh me mua?