KOSTT ndërpret marrëdhënien e punës kryeshefit ekzekutiv Evetar Zeqiri, emëron si ushtrues detyre Shaban Nezirin

Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a ka njoftuar se kanë marrë vendim që të ndërpresin marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT Evetar Zeqiri. Me këtë rast, Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër. “Z. Shaban…

Lajme

24/04/2025 21:29

Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a ka njoftuar se kanë marrë vendim që të ndërpresin marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT Evetar Zeqiri.

Me këtë rast, Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër.

“Z. Shaban Neziri, me profesion Inxhinier i Elektroteknikës, është pjesë e KOSTT që nga themelimi i saj dhe gëzon një përvojë të gjatë profesionale brenda kompanisë. KOSTT mbetet i përkushtuar ndaj garantimit të sigurisë në operimin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim në lidhje me vendimin që është marrë sot.