Vdes 26-vjeçarja nga Prishtina që vuante nga një sëmundje e rëndë

Qendresa Llapashtica-Ismajli, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ka vdekur të martën. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli përmes një njoftimi në rrjete sociale. “Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë ju njoftojmë se me 17.10.2023 ndërroi jetë më e dashura…

Lajme

18/10/2023 12:45

Qendresa Llapashtica-Ismajli, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ka vdekur të martën.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli përmes një njoftimi në rrjete sociale.

“Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë ju njoftojmë se me 17.10.2023 ndërroi jetë më e dashura jonë”, ka shkruar Ismajli.

Ai tutje ka bërë të ditur se varrimi bëhet me datë 19.10.2023 në Prishtinë tek varrezat e Dragodanit me namazin e drekes (13:00).

Llapashtica-Ismajli vuante nga leukemia akute, për çka edhe ishte dërguar për trajtim në Turqi. Për t’i siguruar mjetet e nevojshme për trajtimin e saj ishin kërkuar edhe të holla. Ajo ka lënë pas burrin dhe dy fëmijë.