12 vjeçarja vret babain, që të bëhet me famshme – Ngjarja që tronditi botën

Oficerët që po hetojnë vrasjen e 46-vjeçarit Neife Luiz Werlang në shtetin brazilian të Santa Catarina dhe arrestuan dy vajzat që kanë lidhje me vdekjen e tij.

Fun

24/10/2021 15:43

Një vajzë 12-vjeçare nga Santa Catarina, Brazil, në bashkëpunim me shoqen e saj 13-vjeçare, ka vrarë të atin për t’u bërë e famshme. Vrasjen e të atit polic, 12-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet publik, e ka rrëfyer në mënyrë të frikshme para policisë.

12-vjeçarja tha se e vrau babanë, pasi u frymëzua nga vrasja e tmerrshme e ‘Red Baron’, 20 vjet më parë.

Nxënësja dyshohet se u frymëzua nga Suzane Louise von Richthofen, një pasardhëse e asit fluturues gjerman të Luftës së Parë Botërore, e cila vrau prindërit e saj të pasur në Sao Paulo të Brazilit në vitin 2002.

Oficerët që po hetojnë vrasjen e 46-vjeçarit Neife Luiz Werlang në shtetin brazilian të Santa Catarina dhe arrestuan dy vajzat që kanë lidhje me vdekjen e tij.

Dy vajzat e kanë pranuar se vrasjen e kanë kryer sepse donin të bëheshin të famshme si Suzane Louise von Richthofen, duke e perceptuar atë si një viktimë të shoqërisë. Ato besonin se do të bëheshin po aq të famshme sa ajo.

Suzane von Richthofen u dënua për vrasjen e Manfred Albert von Richthofen dhe Marisia von Richthofen, dhe i dashuri i saj Daniel Cravinhos dhe vëllai i tij Cristian Cravinhos u dënuan gjithashtu.

Rasti bëri bujë publike dhe që atëherë ka qenë edhe objekt i dy filmave, të cilët të dy ndryshojnë motivin e Suzanne për kryerjen e vrasjes.

Në njërën, ajo e bën atë për të trashëguar pasurinë e babait të saj dhe në një tjetër u detyrua nga i dashuri i saj që pinte duhan.

Dy vajzat kishin synuar të vrisnin edhe gruan e viktimës, por nuk ia kishin dalë. /Lajmi.net/