12-vjeçarja vdes nga morrat, akuzohen prindërit për vrasjen e saj
Një vajzë 12-vjeçare nga Xhorxhia e cila vdiq si rezultat i tërthortë i një infektimi të rëndë me morra, për shkak të ambientit të papastër ku ajo po jetonte.
Fun
Kaitlyn Yozviak vdiq më 26 gusht nga arresti kardiak me një shkak dytësor që ishte anemia e rëndë, pasi besohet se kafshimet e përsëritura nga morrat i ulën nivelet e hekurit në gjak dhe mund të kenë shkaktuar sulmin në zemër, përcjellin mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Kur agjentët arritën në shtëpi dhe gjetën trupin e saj, vendi ku kishte ndërruar jetë ishte e ndytë dhe e dëmtuar me parazitë që mbulonin dyshekun.
Prindërit e saj Mary Katherine ‘Katie’ Horton, 37 vjeç dhe Joey Yozviak, 38 vjeç, thanë se ajo nuk ishte larë për një javë e gjysmë.
Nëna e saj thirri numrin e emërgjencës duke treguar se më vonë vdiq në spital.
Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Qarkut Wilkinson, Brenda Trammell, ra dakord se kishte prova të mjaftueshme për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë kundër prindërve të saj. /Lajmi.net/