12 raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve 11 raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Shtërpce, Ferizaj, Pejë, Rahovec, Mitrovicë. Raportimi i Policisë për rastet: ·         Prishtinë / 27.03.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga e dyshuara…

Lajme

28/03/2024 10:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve 11 raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Shtërpce, Ferizaj, Pejë, Rahovec, Mitrovicë.

Raportimi i Policisë për rastet:

·         Prishtinë / 27.03.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  e dyshuara është liruar ne procedure te rregullt.

·         Prishtinë /27.03.2024 17:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur atë. Rasti ne procedure hetimore, kurse i dyshuari ne kërkim policor.

·         Prishtinë /27.03.2024 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune ndaj saj. Lidhur me rastin po zhvillohen veprime hetimore, i dyshuari ne kërkim policor.

·         Fushë Kosovë/27.03.2024 18:00. Viktima femër kosovare raporton se është kanosur nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes rasti vazhdon ne procedure hetimore. 

·         Fushë Kosovë /27.03.2024 16:00.  Viktima femër kosovare raporton ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit lirohet ne procedurë te rregullt.

         Viti 27.03.2024 18:35. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime nuk ka dashur tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar per trajtim mjeksor ne neuropsikiatri.

       Ferizaj 27.03.2024 22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar per shkak te dyshimit se ka kryer veprat e lartcekura. Dyshohet se idyshuari e kishte përdorur armën pasi që janë gjetur edhe gëzhojat, megjithate nuk kishte persona te lenduar. Janë sekuestruar një revole Gllock 17 me 11 fishek te kalibrit 9 mm, po ashtu tek i dyshuari është sekuestruar një pistolet e modifikuar (Sig Sauer dhe Zoraki) me 4 fishek kalibër 7.65 mm. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

·         Pejë / 27.03.2024-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar dhe ka dashur ta largoj nga shtëpia.  I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Pejë  27.03.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin edhe një person tjetër mashkull kosovar është kacafytur me te dyshuarin mashkull kosovar, te cilët kane pësuar lëndime trupore e ku me pas kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

         Rahovec / 27.03.2024-14:00.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë / Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është i diagnostifikuar me sëmundje psikike, dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  /Lajmi.net/