12 fluturime të anuluara nga mjegulla

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë sqarime rreth anulimit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës. Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se Aeroporti i Prishtinës ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të…

Lajme

02/01/2025 12:23

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë sqarime rreth anulimit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se Aeroporti i Prishtinës ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.

Por, ai thotë se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.