Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete viziton Leposaviqin, serbët në protestë

Qytetarët e Leposaviqit janë mbledhur sërish mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër hyrjes së zëvendësministrit të Kosovës për Komunitete dhe kthimit të Radojica Radomiroviq dhe dhjetëra personave të tjerë në ndërtesën e komunës. Radomiroviq me një grup prej dhjetë të rinjsh kanë hyrë në ndërtesën e komunës sot para orës gjashtë. Qytetarët të cilët…

Lajme

17/08/2023 11:39

Qytetarët e Leposaviqit janë mbledhur sërish mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër hyrjes së zëvendësministrit të Kosovës për Komunitete dhe kthimit të Radojica Radomiroviq dhe dhjetëra personave të tjerë në ndërtesën e komunës.

Radomiroviq me një grup prej dhjetë të rinjsh kanë hyrë në ndërtesën e komunës sot para orës gjashtë.

Qytetarët të cilët kanë disa muaj që protestojnë për shkak të qëndrimit të kryetarit Lulzim Hetemi në ndërtesën e komunës, thonë se janë të pakënaqur me ardhjen e Radomiroviqit dhe kërkojnë nga KFOR-i që të veprojë në përputhje me mandatin dhe të pengojë dikë që po hynë në ndërtesën e komunës.

YouTube player

Punonjësit në komunë, të cilët prej më shumë se dy muajsh nuk kanë mundësi të vijnë në vendet e tyre të punës, thonë se kjo është një tjetër formë provokimi./Lajmi.net/