Të shtënat me armë zjarri në Vushtrri, dyshohet për një të vrarë – Detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrrisë. Raportohet se nga disa të shtëna me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur. Burime të lajmi.net kanë thënë se viktima është e moshës 21 vjeçare. Në disa pamje të siguruara, vërehet se Policia e Kosovës ka dal në vendin…

Lajme

23/03/2025 21:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrrisë.

Raportohet se nga disa të shtëna me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur.

Burime të lajmi.net kanë thënë se viktima është e moshës 21 vjeçare.

Në disa pamje të siguruara, vërehet se Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me raste.

Lajmi.net ka provuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës dhe të marr detaje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Lajmi.net do t’iu mbaj të informuar në lidhje me rastin. /Lajmi.net/

Pamje të rënda: