Pa partitë opozitare në sallë, votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i hapur rrugë mandatit të katërt të tij si kryeministër. Qeveria e re mori 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim. Para votimit, Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke renditur disa prej arritjeve të mandatit të kaluar në…

Lajme

13/09/2026 15:39

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i hapur rrugë mandatit të katërt të tij si kryeministër.

Qeveria e re mori 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.

Para votimit, Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke renditur disa prej arritjeve të mandatit të kaluar në ekonomi, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti foli edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ai tha se në Kosovë po pritet me ankth verdikti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme nuk morën pjesë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilat kishin deklaruar se nuk do ta mbështesnin Qeverinë e re të udhëhequr nga Kurti.

Në sallë ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Serbe dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

Me votimin e sotëm, Kurti siguroi mandatin e katërt për drejtimin e Qeverisë së Kosovës. /Lajmi.net/