Djegia e shtëpisë në Vraniq të Suharekës, nuk ka të lënduar ndërsa sipas pronarit ka dëme materiale deri në 60 mijë euro
Një shtëpi është djegur në fshatin Vraniq të Suharekës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se nuk ka persona të lënduar por se sipas pronarit ka dëme materiale rreth 60 mijë eurove. “Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia…
Lajme
Një shtëpi është djegur në fshatin Vraniq të Suharekës.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se nuk ka persona të lënduar por se sipas pronarit ka dëme materiale rreth 60 mijë eurove.
“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informat se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njesitin e hetimeve . Sipas infromatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate. Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet material e janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë kqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/
Video: