Pas kërkimeve, gjendet i vdekur personi nga Malisheva

Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti. Kështu u bë e ditur nga Ridvan Tahiri, vullnetar në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit. Sipas Tahirit, 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një fushë afër fshatit Siqevë mëngjesin e sotëm.…

Lajme

20/01/2026 11:28

Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti.

Kështu u bë e ditur nga Ridvan Tahiri, vullnetar në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit.

Sipas Tahirit, 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një fushë afër fshatit Siqevë mëngjesin e sotëm.

Lajmi.net, ka tentuar të marrë më shumë informacione nga Policia e Kosovës, dhe është ende në pritje të një përgjigje.