Ishte në arrati: Arrestohet edhe një person nën dyshime se është i përfrshirë në vjedhjen e një argjendarie në Suharekë

Policia e Kosovës me një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë arrestuar një person. Sipas tyre ai dyshohet se është i përfshirë në vjedhjen brutale të një argjendarie në qytetin e Suharekës muaj më parë, shkruan lajmi.net. Ai për disa muaj ishte në arrati dhe sot është kapur nga organet e sigurisë. Njoftimi i…

Lajme

01/07/2024 23:02

Policia e Kosovës me një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë arrestuar një person.

Sipas tyre ai dyshohet se është i përfshirë në vjedhjen brutale të një argjendarie në qytetin e Suharekës muaj më parë, shkruan lajmi.net.

Ai për disa muaj ishte në arrati dhe sot është kapur nga organet e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024 gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë.

I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore./Lajmi.net