Dyer të thyera e tualete të dëmtuara – Gjendja e mjerueshme e njërës nga shkollat në Shtime

Kryetari i PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi ka publikuar fotografi të tmerrshme të gjendjes së njërës nga shkollat në Shtime. Dyer të thyera, e tualete në gjendje të tmerrshme janë parë në fotografitë e publikuara nga Jakupi, shkruan lajmi.net. “Kjo është gjendja e njërës prej shkollave në komunën e Shtimes, të cilen katrahurë e kanë…

Lajme

01/09/2025 18:25

Kryetari i PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi ka publikuar fotografi të tmerrshme të gjendjes së njërës nga shkollat në Shtime.

Dyer të thyera, e tualete në gjendje të tmerrshme janë parë në fotografitë e publikuara nga Jakupi, shkruan lajmi.net.

“Kjo është gjendja e njërës prej shkollave në komunën e Shtimes, të cilen katrahurë e kanë bë LVV me Qemajl Aliun, pa lënë anash sejmenet e tij”, ka shkruar Jakupi në Facebook.

Komuna e Shtimes udhëhiqet nga kryetari Qemajl Aliu, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është kandidat për kryetar edhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë: