Disa zyrtarë të lartë të ministrive nën arrest për korrupsion, Kurti thotë se janë të “pakorruptueshëm”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me katër vitet e tij të qeverisjes. Sipas tij, këto katër vite ndonëse e kishin mundësinë për t’u korruptuar askush nuk përfitoi. “Kemi një Qeveri e cila jo vetëm se është e pakorruptuar, por edhe e pakorruptueshme, sepse i patëm 4 vjet për t’u korruptuar…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me katër vitet e tij të qeverisjes.
Sipas tij, këto katër vite ndonëse e kishin mundësinë për t’u korruptuar askush nuk përfitoi.
“Kemi një Qeveri e cila jo vetëm se është e pakorruptuar, por edhe e pakorruptueshme, sepse i patëm 4 vjet për t’u korruptuar dhe nuk ka përfitime. Nuk ka përfituar askush”, ka thënë ai në emisionin “Rrjedha” në KTV.
Kurti këtë e ka futur në mesin e “sukseseve” ku ka listuar rritjen ekonomike e shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit.
Ndonëse disa zyrtarë të lartë të Ministrive janë arrestuar vetëm gjatë këtij viti si të akuzuar për korrupsion e disa po intervistohen, Kurti vazhdon të “krenohet” duke e quajtur pushtetin e tij si të “pakorruptueshëm”.