Broja: Çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë, faleminderit për mbështetjen!

Armando Broja u rikthye këtë të diel në fushë me Chelsean. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë e nisi sfidën ndaj Aston Villas nga banka e rezervistë, ndërsa zbriti në fushë në minutën e 79’, duke zëvendësuar Caicedo-n. Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen 0-1 ndaj Aston Villas, ndërsa më tej…

Sport

24/09/2023 23:45

Armando Broja u rikthye këtë të diel në fushë me Chelsean.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë e nisi sfidën ndaj Aston Villas nga banka e rezervistë, ndërsa zbriti në fushë në minutën e 79’, duke zëvendësuar Caicedo-n.

Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen 0-1 ndaj Aston Villas, ndërsa më tej falënderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij.

“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, shkruan Broja. /Lajmi.net 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)