Stoltenberg falënderoi Turqinë për dërgimin e përforcimeve për trupat e KFOR-it në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj këtij vendi për dërgimin e përforcimeve për trupat e KFOR-it në Kosovë. Stoltenberg theksoi gjithashtu kontributin e rëndësishëm të Turqisë dhe rolin e saj në sigurimin e paqes dhe sigurisë në rajon.…

Lajme

04/06/2023 21:35

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj këtij vendi për dërgimin e përforcimeve për trupat e KFOR-it në Kosovë.

Stoltenberg theksoi gjithashtu kontributin e rëndësishëm të Turqisë dhe rolin e saj në sigurimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Gjatë takimit, Erdogan dhe Stoltenberg diskutuan edhe për çështje të rëndësishme që do të diskutohen në korrik në samitin e NATO-s në Vilnius.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar sot se ka filluar vendosjen e forcave speciale të saj në Kosovë, të cilat do të vendosen në kazermën në Prizren./Lajmi.net/