Seanca konstituive ndërpritet, Mustafa: Ishte vendim i Kurtit dhe i partisë së tij

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka komentuar ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se deklarimet e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, ishin vendim i tij dhe i partisë së tij. Mustafa tha se Kurti ka folur në emër të vetes dhe subjektit që…

Lajme

06/08/2026 12:05

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka komentuar ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se deklarimet e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, ishin vendim i tij dhe i partisë së tij.

Mustafa tha se Kurti ka folur në emër të vetes dhe subjektit që drejton, ndërsa shtoi se tashmë presin ftesën për vazhdimin e punimeve të Kuvendit.

“Besoj ishte e qartë. Zoti Kurti fliste për vete dhe për partinë e tij, ishte vendim i tij dhe i partisë së tij. Tash jemi në pauzë, presim të na ftojnë në seancën… kërkoj falje… presim të na ftojnë në seancën e radhës”, deklaroi Mustafa.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi nuk u propozua kandidat për kryetar të Kuvendit. /Lajmi.net/