100% e biletave të shitura – gjithçka gati për koncertin e Morad, Azet dhe GIMS

Interesimi për koncertin e madh me GIMS, Morad dhe Azet ka qenë jashtëzakonisht i lartë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se 100 për qind e biletave tashmë janë shitur, vetëm pak orë para nisjes së spektaklit. Dyert për publikun do të hapen sot në ora 18:00, ndërsa pritet që mijëra adhurues të muzikës të…

ShowBiz

05/08/2026 14:02

Interesimi për koncertin e madh me GIMS, Morad dhe Azet ka qenë jashtëzakonisht i lartë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se 100 për qind e biletave tashmë janë shitur, vetëm pak orë para nisjes së spektaklit.

Dyert për publikun do të hapen sot në ora 18:00, ndërsa pritet që mijëra adhurues të muzikës të mbushin hapësirën e koncertit për një mbrëmje që premton atmosferë elektrizuese.

Ylli spanjoll-maroken Morad dhe reperi me origjinë shqiptare Azet do të jenë emrat kryesorë të natës së parë, duke interpretuar hitet që i kanë bërë ndër artistët më të dëgjuar në Evropë. Ndërkaq, në vazhdim të koncertit në natën e dytë do të performojë edhe superylli francez GIMS, një nga emrat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare.

Për shkak të kërkesës së madhe, organizatorët kanë njoftuar se 100% e biletave janë tashmë “sold out”.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të arrijnë me kohë, pasi hyrja për publikun nis nga ora 18:00, ndërsa për shkak të interesimit të madh pritet fluks i konsiderueshëm në hyrje.

Më poshtë gjeni edhe line-up-in e plotë të koncertit për dy netë, ku në skenën kryesore do të performojnë Morad, Azet dhe GIMS. /Lajmi.net/