​11 vjet nga vrasja e pjesëtarit të EULEX-it në Zveçan

Sot mbushen 11 vjet nga vrasja e një pjesëtari të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Audrius Senavicius, doganieri 35-vjeçar lituanez, ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur. Senavicius kishte shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012. Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy…

Lajme

19/09/2024 08:24

Sot mbushen 11 vjet nga vrasja e një pjesëtari të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në veri të Kosovës.

Audrius Senavicius, doganieri 35-vjeçar lituanez, ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur.

Senavicius kishte shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012.

Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë.