11 mënyrat se si të shpëtoni nga lëngët e djegshme

Disa nga mënyrat se si t'i shpëtoni zjarrit në raste të ndryshme.

Fun

08/02/2020 19:10

Rastet me zjarr janë të shpeshta dhe të rrezikshme, kjo mund të ndodhë edhe nga ndonjë gabim i yni në shtëpi por edhe nga natyra si shkaktar i shumë dëmeve, si nga ato të fundit në Australi, raporton “Bright Side”, transmeton lami.net.

Këtu keni disa nga mënyrat se si t’i shpëtoni zjarrit në raste të ndryshme.

  1. Mundohuni të qëndroni në drejtim të kundërt me zjarrin. Ndiqni drejtimin e erës që ti shpëtoni zjarrit.
  2. Mbaji rrobat të lagura. Nëse jeni në veturë, gjeni një batanije, lagni rrobat dhe batanijen dhe më pas mbulohuni me të. Mbulojeni hundën dhe qëndroni në veturë.
  3. Shikoni për territore më të gjera që nuk janë të përshkuara nga zjarri.
  4. Nëse afër jush gjendet një lum,liqe apo det, zhytuni apo qëndroni në ujë.
  5. Qëndroni sa më afër tokës, në mënyrë që të mos nuhasni erën.
  6. Nëse gjendeni në veturë mbyllni dritaret, bllokoni ventilatorin e ajrit që të mos futet tymi brenda.
  7. Nëse jeni në dhomë mbyllni dritaret, derën dhe ventilatorin e ajrit që të mos hyj era dhe tymi brenda, mos i bllokoni ato sepse ndoshta do të keni nevojë që të largoheni nga ndërtesa.
  8. Largoni perde, mbulesa dhe çdo gjë që është e lehtë për tu djegur.
  9. Ndizni dritat brenda dhe jashtë shtëpisë në mënyrë që të vërehet gjendja juaj.
  10. Vendosni ujë për rreth shtëpisë në mënyrë që të mos digjet lehtë.
  11. Gjej një vend të sigurt në pjesën që tanimë është e djegur./Lajmi.net/