Vjosa Osmani pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen
Një tragjedi e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë. Rreth rastit të rëndë ka reaguar edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen.…
Lajme
Një tragjedi e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë.
Rreth rastit të rëndë ka reaguar edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen.
“Një shoqëri që vajton pas çdo vrasjeje, por nuk arrin ta ndalë dhunën para se të jetë tepër vonë, duhet të përballet me përgjegjësinë e saj. Një grua e re dhe vëllai i saj sot u vranë nga bashkëshorti i saj. Dhe asnjë fjalë nuk mjafton për ta përshkruar këtë tmerr. Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen. Kërcënimet nuk duhet të përfundojnë në arkiv, e dhuna nuk duhet të përfundojë në varreza. Drejtësi për viktimat. Përgjegjësi për çdo dështim. Veprim, jo fjalë. Asnjë jetë më pak! Asnjë justifikim më shumë!”/Lajmi.net/