103 kilogrami ‘heroi’ i Interit
Skuadra e Interit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Portos me rezultatin minimal 1 me 0 në ndeshjen e parë të fazës 1/8 e finales në UEFA Champions League. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 86’të, pas asistit nga Darmian, shkruan Lajmi.net Ky gol…
Sport
Skuadra e Interit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Portos me rezultatin minimal 1 me 0 në ndeshjen e parë të fazës 1/8 e finales në UEFA Champions League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 86’të, pas asistit nga Darmian, shkruan Lajmi.net
Ky gol i sulmuesit belg vjen vetëm pak minuta kur drejtori Marotta tha se Lukaku është mbi peshë dhe duhet të kujdeset në aspektin fizik.
“Pse Lukaku është në pankinë? Romelu ka 103 kilogram mbi supe, ai duhet të jetë i përgatitur fizikisht. Nuk është ende 100 për qind në formë, ai po kthehet”, kishte thënë Marotta para ndeshjes
Ndeshja e kthimit mes Portos dhe Interit zhvillohet pas tri javës më 14 mars./Lajmi.net/
ROMELU LUKAKU PUTS AWAY HIS OWN REBOUND TO BREAK THE DEADLOCK AGAINST TEN-MAN PORTO!!!pic.twitter.com/lDltonFJqJ
— Football Report (@FootballReprt) February 22, 2023