Si të flini lehtë? Këshillat për një gjumë të patrazuar

Këto këshilla do iu ndihmojnë që të pushoni qetësisht.

Lifestyle

23/12/2020 17:13

Të gjesh një mënyrë që të flini qetësisht është më e lehtë në teori se praktikë, shkruan “TeenVogue”.

Personat që përballen më së shumti me probleme me gjumin janë personat e rinj, transmeton lajmi.net.

Fondacioni Nacional i Gjumit ka rekomanduar që adoleshentët të flenë rreth 8 deri në 10 orë çdo natë, mirëpo shumica prej adoleshentëve kanë probleme me gjumin gjatë natës.

Vështirësi me gjumin duket të kenë më shumë femrat, dhe sidomos ato që punojnë dhe studiojnë në të njëjtën kohë.

Përpos që do të ndjeheni të lodhur, mungesa e gjumit gjithashtu do të ndikoj në performancën tuaj në shkollë dhe punë, në shëndetin tuaj fizik, psikik dhe emocional.

Shumë kanë propozuar që shkolla të filloj më vonë gjatë ditës në mënyrë që të rinjtë të mund të flenë më gjatë, por kjo nuk është zbatuar asnjëherë.

Prandaj këto janë disa këshilla që do iu ndihmojnë që të flini më mirë dhe më qetë çdo natë.

Kushtojini vëmendje shqisës së nuhatjes

Eksperimentoni me aroma të freskëta që do iu ndihmojnë të ndiheni më të qetë, transmeton lajmi.net. Vajrat esencial mund të ndihmojnë shumë që të ndiheni më të qetë dhe të relaksuar në dhomën e gjumit.

Aroma e lavandrës është e njohur për faktin që do ndihmoj me gjumin. Përdorni vaj esencial të lavandrës duke vendosur disa pika në kyqet e dorës.

Zvogëloni kohën që kaloni në ekran

Drita artificiale që emitohet nga pajisjet elektronike mund të iu mbaj zgjuar për shumë më gjatë. Shmangni ekspozimin ndaj tyre një ose dy orë para se të flini.

Në vend se të shikoni televizion ose diçka, përdoreni kohën para gjumit për tu përgatitur për ditën e nesërme.

Mbani një orar strikt

Trupat tonë përshtaten me orare, transmeton lajmi.net. Nëse rrini zgjuar vonë një natë, me gjasë, ju do të mbeteni zgjuar edhe natën e nesërme.

Kjo ndodhë pasi që trupat tonë kanë një “orë” biologjike, prandaj është e rëndësishme të mbani një orar të caktuar të gjumit gjithmonë.

Shtoni pak tingull

Tinguj të caktuar mund të iu ndihmojnë të flini. Tingulli i ujit sidomos, është shumë i dobishëm për të ndihmuar njerëzit të flenë.

Gjithashtu edhe tinguj të tjerë kanë rezultuar të ndihmojnë njerëzit të flenë më shumë sesa të fjeturit në një dhomë me qetësi absolute.

Disa tinguj kanë një efekt “hipnotik” tek njerëzit gjatë procesit të gjumit. /Lajmi.net/