101 vjeçarja merr pasaportë për herë të parë

“Dua të shoh botën”, thotë stërgjyshja që planifikon të udhëtojë botën.

Fun

31/08/2016 21:56

Nuk jeni asnjëherë të vjetër për të ndjekur një ëndërr, dhe kjo kineze njëqindvjeçare ka dëshmuar këtë thënie, shkruan Daily Mail.

101 vjeçarja Liu Chengxin, e cila gjithmonë ka dëshiruar të udhëtojë pas deteve, tani mund të krijoj agjendën e saj përreth globit pasi mori pasaportën e saj të parë këtë muaj, nga autoritetet kineze, transmeton KosovaPress.

Stërgjyshja nga qyteti Wuxi tha që ajo dëshiron të shohë “botën e madhe”, raportoi People’s Daily Online.