Plaku 86-vjeçar vendos flamurin kombëtar në 30 metra lartësi në Mitrovicë (Video)

Asllan Morina, 86-vjeçar, nga Shipoli i Mitrovicës edhe për këtë përvjetor të Pavarësisë e ka vendosur flamurin kombëtar mbi antenen me më shume se 30 metra të lartë në këtë lagje.

Fun

14/02/2016 19:02

Plaku çdo vit i mahnit të gjithë banorët me guximin për t’u ngjitur dhe zbritur nga ky objekt i lartë pa përdorë asnjë masë mbrojtëse.

Në pamjet në vijim, ai shihet duke u ngjitur antenës, këtë të diele, transmeton Klan Kosova.

Kjo nuk është hera e parë që ky qytetar i Kosovës, bën një vepër të tillë në shenjë respekti për Pavarësinë e Kosovës.

YouTube player