Bashota: Pse s’po bastiset Isa Mustafa që i ka 70 lëndë në Prokurori

Kryetari i Klinës Sokol Bashota, zyra dhe shtëpia e të cilit iu bastisën nga Policia, thotë se nuk është në arrati ndërsa ka ftesë që të paraqitet në polici më 9 shkurt.

Lajme

05/02/2016 20:38

Ndërsa pyet se pse nuk po bastiset Isa Mustafa, i cili i ka 70 lëndë në Prokurori.

Bashota ka akuzuar sot organet e rendit për korrupsion dhe ndikim politik ndërsa thotë se nuk ka qenë dje në zyre për shkaqe shëndetësore.

“Për mendimin tim duhet të krijohet një Prokurori e re për të hetu këta prokurorë të korruptuar të cilët janë hy në valle me mu, janë hy në lojë me mu por le të jenë shumë të sigurt se kanë me humb këtë betejë me mu, betejë në raport me të gjitha këto akuza politika të qëllimshme. Në qoftë se ata janë thirr në punën e Auditorit, ju lutem sa shkelje janë gjetur pikërisht te Kryeministri i Kosovës, ku janë gati 70 lëndë, 70 shkelje janë gjetur në zyrën e tij dhe pse nuk u morën me të’, tha Bashota për RTK-në.