100 milionë euro për Pogban
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, raportohet se do të ofrojë 100 milionë euro për yllin e Manchester United, Paul Pogba.
Sport
Sipas Calciomercato.it, Bianconerët duan që Pogba të kthehet në Torino, por duhet të maten më konkurrencën e ashpër të Real Madridit.
26 vjeçari i ka lënë kampionët italian për të shkuar në Old Trafford në vitin 2016, për 105 milionë euro.
“Tani mund të jetë koha e përshtatshme për të nisur një përvojë të re”, kishte thënë ai.
Klubi anglez nuk dëshiron ta shes lojtarin me Ed Woodward që e kishte konfirmuar për Evening Standard.
Ole Gunnar Solskjaer beson shumë te lojtari dhe dëshiron idetë e tij t’i ndërtojë rreth Pogbas.
Nëse klubi nga Liga Premier dëshiron ta shes lojtarin duhet të paguajë 145 milionë euro.