100 mijë euro për dy ekspertë – edhe Rozeta Hajdari ‘çel’ kuletën

Hiç më pak se 100 mijë euro do t’i paguajë Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë për angazhimin e dy ekspertëve, njërit vendor dhe tjetrit ndërkombëtar. Këta dy ekspertë sipas përshkrimit të kontratës do të angazhohen për finalizimin e Strategjisë Kombëtare për Investime dhe Planit të Veprimit me Kostim, shkruan lajmi.net. Në lotin e parë,…

Lajme

24/11/2023 13:49

Hiç më pak se 100 mijë euro do t’i paguajë Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë për angazhimin e dy ekspertëve, njërit vendor dhe tjetrit ndërkombëtar.

Këta dy ekspertë sipas përshkrimit të kontratës do të angazhohen për finalizimin e Strategjisë Kombëtare për Investime dhe Planit të Veprimit me Kostim, shkruan lajmi.net.

Në lotin e parë, ku hyn eksperti ndërkombëtar, kërkohet që të ketë përvojë pune dhe njohuri në hartimin e politikave në fushat përkatëse, si në zhvillimin e sektorit privat, politikat industriale, hartimin e strategjive me metodologjinë EQuIP (Rritja e Cilësisë së Politikave Industriale), dhe përvojë në hulumtime dhe analizën e të dhënave.

“Përvoja e demonstruar në hartimin e planeve të veprimit të strategjisë dhe hartimin e projektit, Menaxhimi i Bazuar në Rezultate dhe ose Monitorimi dhe Vlerësimi dhe ofrimi i suksesshëm i trajnimeve përkatëse është i nevojshëm; Kërkohen të paktën 5 vjet përvojë pune përkatëse me institucionet qeveritare e ndryshme qeveritare, sektorin privat ose agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit; Kërkohet njohuria e dëshmuar e gjerë e mjedisit ekonomik në Kosovë dhe përvoja e demonstruar me kërkesat e donatorëve kryesorë dhe mekanizmat financiarë që veprojnë në zonë (rajon); Aftësi analitike dhe aftësi për të interpretuar të dhënat dhe informacionin e mbledhur nëpërmjet instrumenteve kërkimore sasiore dhe cilësore”, thuhet ndër të tjera në kriteret e kërkuara lidhur me kapacitet teknike dhe profesionale.

Kriteret e ngjashme kërkohen edhe në lotin 2, për ekspert vendor.

“Kërkohet që eksperti të ketë përvojë pune njohuri në hartimin e politikave në fushat përkatëse, si në zhvillimin e sektorit privat, përvojë në hulumtime dhe analizën e të dhënave, si dhe hartimin e dokumenteve strategjike, apo studimeve të dëshmuar me CV, letër rekomandime, kontrata, etj; Përvoja e demonstruar në hartimin e planeve të veprimit dhe analizat financiare, respektivisht kostimin e planit të veprimit të dokumenteve strategjike; Kërkohen të paktën 5 vjet përvojë pune përkatëse me institucionet qeveritare, sektorin privat ose agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit lidhur me zhvillimin industrial; Kërkohet njohuria e dëshmuar e gjerë e mjedisit ekonomik në Kosovë dhe në vendet e rajonit, njohuri dhe përvojë lidhur me politikat e investimeve, apo programe investive;”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për shpalljen e tenderit.