100 eurot e Qeverisë, LDK: Lëmoshë që nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër
Qeveria e Kosovës sot ka njoftuar për vendimin e marrë se do t’u ndahen nga 100 euro fëmijëve nga mosha 0 deri në 16 vjet dhe pensionistëve. Ndaj kësaj ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës e cila e ka konsideruar lëmoshë dhe të pamjaftueshme, shkruan lajmi.net. LDK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se…
Lajme
Qeveria e Kosovës sot ka njoftuar për vendimin e marrë se do t’u ndahen nga 100 euro fëmijëve nga mosha 0 deri në 16 vjet dhe pensionistëve.
Ndaj kësaj ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës e cila e ka konsideruar lëmoshë dhe të pamjaftueshme, shkruan lajmi.net.
LDK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo parti ka vizion të qartë, “koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të giithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjigjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve”.
“Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje”, ka shkruar LDK në Facebook.
Sipas tyre, qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë.