10-vjeçarja që u therë me thikë në Ferizaj në gjendje të rëndë, drejtori i Emergjencës jep detaje
Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren sot me thikë nga një 59-vjeçar janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK. Në lidhje me gjendjen e tyre lajmi.net, ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës Naser Syla i cili tha se dy prej tyre janë në gjendje stabile ndërsa një nga…

Lajme
Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren sot me thikë nga një 59-vjeçar janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.
Në lidhje me gjendjen e tyre lajmi.net, ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës Naser Syla i cili tha se dy prej tyre janë në gjendje stabile ndërsa një nga të lënduarit e gjinisë femërore është në gjendje të rëndë.
Syla tha se vajza gjendet në sallën e Qendrës Emergjente dhe është e moshës 10 vjeçare.
“Po i kanë sjellë 3 veta, 2 janë në gjendje stabile, një në gjendje të rëndë, është duke u punuar nga ekipet kujdestare të anestezionit k. Torakale dhe kirurgjisë së fëmive. Në sallën e Qendrës Emergjente, është një 10 vjeçare.”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/