10-vjeçarja që dyshohet se u ther nga babai i saj në Prizren, transferohet në Klinikën e ORL-së
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prizren. Babai dyshohet se ka privuar nga vajzën e tij 15 vjeçare, teksa i ka shkaktuar lëndime vajzës tjetër 10 vjeçare. E njëjta për shkak të lëndimeve të marra në orët e hershme është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike…

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prizren.
Babai dyshohet se ka privuar nga vajzën e tij 15 vjeçare, teksa i ka shkaktuar lëndime vajzës tjetër 10 vjeçare.
E njëjta për shkak të lëndimeve të marra në orët e hershme është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila aktualisht po vazhdon trajtimin.
E mitura e cila ishte në Emergjencë tashmë ka kaluar në klinikën e ORL-së (Otolaringologjisë), derisa gjendja e pacientes është stabile.
“Sot, rreth orës 8:10, në Shërbimin Klinik Emergjent të QKUK-së është paraqitur një rast (2015 vj, femër), që ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente. Pas pranimit, pacientja i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe ka marrë trajtimin emergjent nga ekipi profesional shëndetësor. Pas stabilizimit fillestar dhe vlerësimit të gjendjes, pacientja është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL-së (Otolaringologjisë). Sipas ekipit mjekësor të kësaj klinike, gjendja e pacientes për momentin është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, ka thënë Mirlinda Qyqalla nga QKUK. /Lajmi.net/