10 mënyra për të luftuar frikën

Çfarëdo që iu frikëson, këto 10 mënyra do iu ndihmojnë ta tejkaloni.

Lifestyle

06/01/2021 16:46

  1. Bëni një pushim

Është e pamundur që të mendoni qartë nëse jeni të mbushur me frikë dhe ankth, shkruan “NHSinform” Gjëja e parë që duhet të bëni është të qetësoheni fizikisht. Shpërqendroje veten duke ecur rreth lagjes për 15 minuta, ose bëni një banjë, transmeton lajmi.net.

  1. Merrni frymë gjatë panikut

Nëse janë duke iu shpejtuar të rrahurat e zemrës, dhe janë duke iu djersitur pëllëmbët e dorës, atëherë mos e luftoni. Vetëm përpiquni të merrni frymë ngadalë dhe thellë.

  1. Përballuni me frikën

Shmangja e frikës veçse e bënë atë më të frikshme. Çfarëdo që iu frikëson, përballuni me të dhe do të filloj të zbehet.

  1. Imagjinoni më të keqën

Thjesht mendojeni se çfarë është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Nëse iu kap paniku se do keni sulm në zemër, ju thjeshtë duhet të kujtoni se ajo nuk mund të ndodhë, transmeton lajmi.net.

  1. Shikoni dëshmitë

Nganjëherë do të ndihmoj të largoj mendimet që iu frikësojnë. Për shembull, nëse keni frikë se do të mbeteni në lift dhe të vdisni nga mungesa e oksigjenit, mendojeni se a keni dëgjuar ndonjë gjë të tillë.

  1. Mos u përpiqni që të jeni perfekt

Jeta ka shumë stres, dhe shumë persona mendojnë se duhet të jenë perfekt. Ditë të këqija do të ketë gjithmonë, dhe nuk keni nevojë të përpiqeni të jeni i saktë në çdo fushë të jetës.

  1. Mendoni për një vend të lumtur

Mbyllini sytë dhe mendoni për vendin ku ju ndiheni më së qeti dhe lumturi. Lejoni ndjenjat pozitive të iu zbusin deri sa të ndiheni më të relaksuar.

  1. Flisni për frikën tuaj

Kur flisni për frikën, ajo shpesh fillon të bëhet më pak e frikshme, transmeton lajmi.net. Flisni me miqtë, familjen, partnerit, apo këdo që ju ndjeheni rehat.

  1. Përdorni gjërat bazike

Shumë njerëz përballen me frikët e tyre duke pirë alkool ose duke përdorur lëndë narkotike. Por këto veçse e bëjnë më keq. Gjërat e thjeshta si gjumi, një vakt i mirë ose një ecje janë kurat më të mira.

  1. Shpërbleni veten

Bëni vetës një dhuratë për çdo herë që përballoni frikën mirë. Qoftë një vakt, një udhëtim, një libër, një film. Gjërat e vogla sjellin lumturi. /Lajmi.net/