10 lojtarët më kontrovers në futboll

Granit Xhaka është përfshirë në mesin e 10 futbollistëve më të padisiplinuar nga ‘Goal.com’.

Sport

31/07/2017 16:51

Media e njohur e futbollit, ka bërë një listë me futbollistët më të padisiplinuar, të ashpër e kontrovers, por shumë të pëlqyer nga publiku me lojën e tyre dhe shpirtin që japin në fushë.

Në mesin e këtyre futbollistëve, është përfshirë edhe Granit Xhaka, Pepe e Felipe Melo.

Luis Suarez, Marouane Fellaini, Volkan Demirel, Diego Costa, Juma Nyoso, Granit Xhaka, Felipe Melo, Yannick Cahuzac, Pepe, Nigel de Jong./Lajmi.net/