10 foshnja kanë humbur jetën si pasojë e këtij shtrati lëkundës
Së paku 10 foshnja kanë humbur jetën në një shtrat lëkundës të firmës ‘Fisher Price’ që nga viti 2015, ka raportuar Us Produkt Commission, shkruan Dailymai.
Lifestyle
Ky komision nuk ka konkluduar në faktorin e saktë të shkaktimit të këtyre vdekjeve, mirëpo ka treguar se këto foshnja kanë vdekur si shkak i lëkundjës së tepërt nga barku në drejtim të shpinës në ketë shtrat.
Gjithsesi ky komision dhe pronarët e kësaj pajisje paralajmërojnë njerëzit, që të mos e përdorin më këtë shtrat për foshnjat e tyre, së paku deri sa ato janë në moshën 3- muajshe.
Sipas disa studimeve të kaluara, pozicioni më I sigurt I foshnjave është kur ato flejnë në shpinë, për arsye se kanë një rrezik për të ulët të vdekjes të sindromës së vdekjeve të papritura.
Mirëpo kur fëmijët janë më të vegjël se 3- muaj mund të ndërrojnë këtë pozitë nëse nuk janë të lidhur dhe të vdesin gjatë kohës kur janë në gjumë.
Shtrirja e foshnjave në bark mund të jetë shumë e rrezikshme për ngufatje, sidomos kur ato sapo janë ushqyer. Përpos kësaj foshnjat duhet të jenë gjithmonë të lidhura në mënyrë që të shmanget një rast I tillë. /Gazeta Express.