1 vit nga sulmi në Banjskë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë kujton rreshterin Afrim Bunjaku

Në 1 vjetorin e sulmit terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka shprehur mbështetjen e autoriteteve të Kosovës në vendosje të drejtësisë pa vonesa dhe pa justifikime. “Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i…

Lajme

24/09/2024 18:19

Në 1 vjetorin e sulmit terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka shprehur mbështetjen e autoriteteve të Kosovës në vendosje të drejtësisë pa vonesa dhe pa justifikime.

“Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Duke kujtuar me nderim sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në reagim.

Në reagim ministria e quan të papranushme faktin që autorët e sulmint enden të lirë.

“Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime. Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e ministrisë.