1 në 100 britanezë e kanë këtë vrimë të vogël tek veshi, ja pse

1 në 100 britanez lindin me një vrimë të vogël tek veshët e tyre dhe kjo nuk është diçka shumë jo normale.

Fun

20/11/2016 18:47

Quhen sinuset preaurikulare dhe janë krejtësisht normale, edhe pse vetëm 1% e njerëzve në Britani të Madhe e kanë këtë vrimë në disa pjesë të botës frekuenca ësht më e lartë, afër 1 në 10, transmeton lajmi.net

Disa kultura kanë krijuar mite rreth tyre, duke përfshirë edhe Etiopinë, ku thuhet se këto vrima tregojnë për pasurinë.

Nuk ka asgjë të rrezikshme rreth tyre, por i vetmi komplikim shëndetësor që mund të ndodhë është infeksioni i rastësishëm i cili lehtësisht është i shërueshëm me antibiotikë.

Vrimat paraqiten gjatë zhvillimit të hershëm të fetusit dhe janë të trashëguara.

Shkaku nuk është i njohur, por Business Insider raportoi se biologu evolucionist, Neil Shubin, e teorizoi se mund të jetë “mbetje evolucionare e gushës së peshkut”./lajmi.net