Zyrtare: Richarlison, lojtari më i ri i Tottenham

Richarlison është lojtari më i ri i Tottenham Hotspur.

Sport

01/07/2022 10:28

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Sulmuesi brazilian u transferua drejt ‘Tottenham Stadium’ nga Everton, përcjell lajmi.net.

Richarlison ka nënshkruar kontratë me ‘Spurs’ deri në vitin 2027, ndërsa shuma që ata kanë paguar për lojtarin është 60 milionë funte.

Ky është nënshkrimi i katërt për ekipin anglez, pas atyre të Ivan Perisic, Fraser Forster dhe Yves Bissouma.

Ndërsa, synimi i tyre i radhës është Clement Lenglet./Lajmi.net/