Zyrtare: Premier League e aprovon ndërrimin e pronësisë së Chelseas

Bordi i Premier League e ka aprovuar ndërrimin e pronësisë së Chelseas.

Sport

24/05/2022 20:08

Në njoftimin e tyre në drejtim të skuadrës londineze thuhet është mundësuar diçka e tillë.

“Blerja mbetet subjekt i lëshimit të licencës së kërkuar të shitjes nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfundimit të kënaqshëm të fazave përfundimtare të transaksionit”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, në krye të dy herë kampionëve të Evropës ishte rusi Roman Abramovich, ndërsa tanimë edhe zyrtarisht klubi ka kaluar në pronësinë e amerikanit Todd Boehly. /Lajmi.net/