U diangostifikua me tumor në testikuj, Sebastien Haller kryen operimin e parë

Lojtari i Borussia Dortmund, Sebastien Haller, ditë më parë u diagnostifikua me tumor në testikuj. Pasi e kanë zbuluar sëmundjen e Haller, ai e la stërvitjen për tu fokusuar në shërimin e saj. Së fundmi ai ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operimin e parë dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. “Përshëndetje të…

Sport

22/07/2022 17:18

Lojtari i Borussia Dortmund, Sebastien Haller, ditë më parë u diagnostifikua me tumor në testikuj.

Pasi e kanë zbuluar sëmundjen e Haller, ai e la stërvitjen për tu fokusuar në shërimin e saj.

Së fundmi ai ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operimin e parë dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju njoftoja se hapi i parë ka përfunduar! Unë do të doja të falënderoja dhe ekipin mjekësor që ishin të jashtëzakonshëm me mua. Një falënderim i madh edhe për të gjithë stafin e spitalit për mbështetjen dhe dashamirësinë”, shkroi ai në rrjetet e tij sociale, transmeton lajmi.net.

Haller së fundmi iu bashkua Dortmundit nga Ajax për shumën e 31 milionë eurove./Lajmi.net/